Prizrenasit iu gëzuan vrasjes së trefishtë javën e kaluar
Tre të vrarët në Prizren duket se kanë qenë tmerri i qytetit të kulturës dhe trashëgimisë.
Lajme
Policia dhe disa qytetarë kanë folur për Klan Kosovën duke treguar se ata kanë bërë veprime të vazhdueshme penale. Policia ka thënë se rreth 70 raste që cilësohen vepra penale kanë qenë të regjistruara sit ë kryera nga ta. E në këto vepra hyjnë, armëmbajtje pa leje, dëmtime të pronës, sulme fizike, dhune ne familje, zjarrvënie, por edhe dyshime për haraç.
E qytetarët të anketuar nga Klan Kosova, që nuk kanë dashur të identifikohen, kanë thënë se i kanë njohur si shumë të rrezikshëm këta persona dhe se me vrasjen e tyre po ndihen me të sigurt. Bile disa kanë thënë se dorasit e vrasjes duhet të lirohen.
Se tre të vrarit kanë sjellë problem kanë rrëfyer edhe familjarët e atyre që dyshohen se e kanë kryer vrasjen.