Prizren: Një 70 vjeçar gjendet i vdekur në rrugë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij
Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 11:36, në rrugën “Edit Durham” në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person i moshës rreth 70 vjeçare. Policia bashkë me ekipin e hetuesisë dhe krim-teknikës, kanë dal në vendngjarje, shkruan lajmi.net. Ekipi i mjekëve ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2-3…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 11:36, në rrugën “Edit Durham” në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person i moshës rreth 70 vjeçare.
Policia bashkë me ekipin e hetuesisë dhe krim-teknikës, kanë dal në vendngjarje, shkruan lajmi.net.
Ekipi i mjekëve ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2-3 orë para mbërritjës së mjekëve, ndërsa nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme.
Viktima mbetet ende i paidentifikuar ndërsa Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar atë.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i hetimeve rajonale, të cilët pas konsultimit me prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme. Duke marrë parasysh se viktima është gjetur në rrugë dhe deri më tani nuk është identifikuar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që nëse posedojnë ndonjë informacion për identitetin e viktimës, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrit të kontaktit 192”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: