Prizren: Ia morën nga qafa zinxhirin e arit dhe ia goditën fëmijën e saj – Arrestohet një i dyshuar, tjetri ende nuk është identifikuar
Më datë 29.07.2025, rreth orës 14:50, në rrugën “Selajdin Braha” në Prizren është raportuar një rast grabitjeje. Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë reaguar menjëherë, kanë kontaktuar viktimën femër dhe sipas viktimës, dy persona të dyshuar i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj 7 vjeçar, në…

Lajme
Më datë 29.07.2025, rreth orës 14:50, në rrugën “Selajdin Braha” në Prizren është raportuar një rast grabitjeje.
Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë reaguar menjëherë, kanë kontaktuar viktimën femër dhe sipas viktimës, dy persona të dyshuar i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj 7 vjeçar, në atë rast njëri prej tyre i ka marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa viktimës dhe ka goditur fëmijën e saj 7-vjeçar.
Viktimës i është ofruar ndihmë fillimisht nga qytetarët e me pas nga ekipi mjekësorë i urgjencës.
Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në vendin e ngjarjes derisa ka mbërri policia. I dyshuari që është gjet në vendngjarje është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim.
Policia është duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin edhe të dyshuarit të dytë.