Prizren: E rrahu dhe e bëri për spital një burrë – arrestohet i dyshuari, i konfiskohet një pistoletë

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar paraditen e së mërkurës në Prizren. Sipas njoftimit të autoriteteve, ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 11:20, në rrugën “Hoqë e Qytetit”, ku një mashkull kosovar dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një tjetër mashkulli kosovar, transmeton lajmi.net. Viktima është…

Lajme

06/02/2026 09:09

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar paraditen e së mërkurës në Prizren.

Sipas njoftimit të autoriteteve, ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 11:20, në rrugën “Hoqë e Qytetit”, ku një mashkull kosovar dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një tjetër mashkulli kosovar, transmeton lajmi.net.

Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Postimi i plotë: 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Hoqë e Qytetit, Prizren / 05.02.2026 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/