Prizren: E fut në qorrsokak dhe nën kërcënimin e thikës i grabit iPhone 6-shin

Mbrëmë në Prizren ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e armës së fthotë, raporton Policia Rajonale e këtij qyteti.

Lajme

19/06/2015 11:01

Rreth orës 22 e 15 minuta një i ri ka raportuar rastin në polici, ku ka bërë të ditur se përderisa kishte qenë në një lokal në Sheshin Shatërvan ishte thirrur nga i dyshuari N. D. kinse për të biseduar me të dhe pasi e kishte futur në një qorrsokak e kishte nxjerr një thikë me të cilën e kishte kanosur me qellim që t’ia grabiste telefonin “iPhone 6” në vlerë 750 euro, transmeton lajmi.net.

Pas raportimit të rastit, Policia e Prizrenit e ka identifikuar të dyshuarin të cilin e kanë kërkuar në shtëpinë e tij.

“I dyshuari me të parë policinë kishte ikur në drejtim të panjohur ndërsa prindërit e të dyshuarit kanë qenë bashkëpunues me policinë dhe kanë arritur që telefonin e grabitur ta kthejnë në stacion i cili i është dorëzuar viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.