Pritjet në kufi, Konjufca bisedon me homologun kroat për lehtësimin e qarkullimit
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Grlic Radman, për të diskutuar pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë, me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës dhe mërgata gjatë sezonit veror. Përmes një postimi në Facebook, Konjufca bëri të ditur…
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Grlic Radman, për të diskutuar pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë, me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës dhe mërgata gjatë sezonit veror.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca bëri të ditur se ka shprehur shqetësimin për vështirësitë që po shkaktojnë vonesat në kufi, duke theksuar se fluksi i shtuar i udhëtarëve po rëndon edhe më shumë situatën.
Sipas tij, ministri kroat është zotuar se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente në Kroaci, me qëllim që të gjenden zgjidhje për lehtësimin e qarkullimit dhe uljen e kohës së pritjes në pikat kufitare.
Konjufca theksoi se adresimi i kësaj problematike është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët, të cilët gjatë kësaj periudhe përballen me pritje të gjata gjatë udhëtimeve. /Lajmi.net/