lajmi.net

Pritjet e mëdha të Albinit

Albin Kurti flet për fitore të mëdha në zgjedhje. Thotë se për ndryshime është e nevojshme që shumica e popullsisë të bashkohet. Kritikon Qeverinë dhe paraqet Vetëvendosjen si alternativë. Mirë se erdhët në fushatë.

Lajme

14/09/2013 15:53

Afrimi i zgjedhjeve lokale ka elektrizuar fjalimet e liderëve të forcave kryesore politike në Kosovë. Entuziazmi më i madh është i shprehur sidomos te liderët e katër partive më të mëdha, të cilat pretendojnë fitore në të paktën disa komuna, në zgjedhjet e kësaj vjeshte.

Një prej tyre është Albin Kurti, lideri i tretë më i votuar në vend,  i cii, të shtunën, në mbledhjen e dhjetë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, thirri për mobilizim dhe fitore shumicën e popullsisë në Kosovë, e cila, sipas tij, mund ta bëjë ndryshimin.

“Alternativa jonë qeverisëse ngrit shumë çështje aq të rëndësishme sa vetëm shumica e njerëzve do të mund t’ia dalin – e ata janë shumica e popullsisë”.

“Do të jetë e nevojshme që shumica e popullsisë e secilës komunë të bashkohet në zgjedhjet demokratike, që t’i përgjigjen alternativës qeverisëse të saj, të bashkuar në fitore për fitore dhe pastaj ta jetësojnë alternativën qeverisëse dhe qeverisjen alternative”.

“Në zgjedhjet e 3 nëntorit e kemi shansin që duhet ta shfrytëzojmë për ndryshme të mëdha”.

“Unë uroj e shpresoj që në ditët në vijim të këtij muaji, muajit tjetër dhe atij nëntor të bëhemi bashkë në të gjitha qendrat dhe pikat e Vetëvendosjes, në mënyrë që me fitoren e madhe, kudo që garojmë në zgjedhjet lokale, ta trasojmë rrugën për fitoren e madhe në vitin e ardhshëm, për të cilën ka nevojë jo vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe aktivistët e saj, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kombi shqiptar në përgjithësi”.

Albin Kurti, në fjalimin e tij, si çdo do herë në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës,.

Sipas tij, ajo po vazhdon t’i sjellë dëme shtetit.

“Qeveria e Kosovës sundon e nuk qeveris. Ajo as nuk ka moral e as ideal. As plan e as strategji”.

“Qeveria e Kosovës nuk është qeveri e popullit, sepse është qeveri jo-legjitime. Ajo ia ka vjedhur votat qytetarëve dhe nuk është e përgjegjshme ndaj tyre. Qeveria në Kosovë nuk është qeverisje nga populli. Sepse nuk është qeverisje demokratike. Ajo shkel ligjin dhe kushtetutën, vullnetin dhe lirinë e qytetarëve. Qeveria në Kosovë nuk është as qeveri për popull. Sepse nuk është qeveri e mirëqenies dhe e përparimit”.

“Konjukturat sunduese në pushtetet lokale, porsi ajo në pushtetit qendror e kanë rikthyer një dukuri të shëmtuar nga koha e Serbisë kur mbiemri të thuhet para emrit. Sot punësim nuk ka ndryshe. Duhet ta kesh mbiemrin e duhur, si Grabovci, Thaçi, Veseli, sikurse mbiemrat e ngjashëm të komunarëve gjithandej nëpër Kosovë”.

Pritjet e mëdha të Albinit

Lideri i Vetëvendosjes flet për fitore të mëdha në zgjedhjet e 3 nëntorit. Thotë se për ndryshime është e nevojshme që shumica e popullsisë të bashkohet, sepse vetëm ajo e bën ndryshimin. E alternativa, sipas tij, është Vetëvendosje. Mirë se erdhët në fushatë.

Lajme

14/09/2013 10:47

LM