Pritje të gjata për mërgimtarët në Merdare

Mëngjesin e sotëm është krijuar kolonë e gjatë deri në pesë kilometra në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare. Kjo për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve për t’i kaluar pushimet dimërore në Kosovë.

Lajme

24/12/2017 10:24

Sipas lexuesve të gazetës, kjo pikë kufitare sot është shumë e ngarkuar ndërsa pritje prej disa orësh janë raportuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Mërgimtarët të cilët vijnë në Kosovë me vetura gjithmonë përballen me pritje të gjata në kufi./Gazeta Express/