Pritje dhe kolona në kufi, Dheu i Bardhë përballet me ngarkesën më të madhe

Udhëtarët që po hyjnë dhe dalin nga Kosova po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa fluksi më i madh i automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në këtë pikë kufitare, ku për automjetet që…

Lajme

20/07/2026 20:23

Udhëtarët që po hyjnë dhe dalin nga Kosova po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa fluksi më i madh i automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në këtë pikë kufitare, ku për automjetet që hyjnë në Kosovë pritja arrin deri në 90 minuta, ndërsa kolona e automjeteve shtrihet në rreth 1 mijë e 200 metra.

Në dalje nga Dheu i Bardhë, udhëtarët po presin rreth 35 minuta, ndërsa gjatësia e kolonës raportohet të jetë rreth 550 metra.

Ngarkesë e shtuar është vërejtur edhe në pikën kufitare Hani i Elezit, ku pritjet janë rreth 10 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra në të dy drejtimet.

Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet për hyrje janë rreth 5 minuta, ndërsa për dalje rreth 30 minuta, me kolonë prej afërsisht 150 metrash.

Ndërkohë, në shumicën e pikave të tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet pa vështirësi të mëdha, me pritje të shkurtra nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të raportuara. /Lajmi.net/