Pritet javë aktive për Interin – largohen Alexis Sanchez e Vidal, afrohen Lukaku e Dybala

Inter pritet të ketë një javë mjaft aktive në kuadër të merkatos.

Sport

05/06/2022 18:59

Gjatë javës së ardhshme pritet të ndodhin dy largime dhe dy përforcime te skuadra e INter.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Inter do të largojnë Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, kampit ‘Zikaltër’ pritet t’i bashkohen Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala.

Lukaku mund të afrohet në formë huazimi, kurse Dybala është lojtar i lirë dhe pritet të firmos me Interin.

Të gjitha këto lëvizje pritet të finalizohen javën e ardhshme. /Lajmi.net/