Pritet arrestimi i mbi 10 personave, ndër ta edhe një deputet
Sipas burimeve të lajmi.net, nesër pritet të arrestohen mbi 10 persona, ndër të cilët edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lajme
Sipas po këtyre burimeve të lajmi.net, arrestimet pritet të bëhen në Prishtinë dhe vende tjera të Kosovës.
Arrestimet bazohen në arsyet e bazuara për dyshim të veprave penale të krimit të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare e veprave të tjera kriminale.
Ndër personat që priten të arrestohen gjatë ditës së mërkurë është edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës.