Prishtinës së shpejti i shtohet edhe një Qendër e Mjekësisë Familjare

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet objekti i Qendrës së Mjekësisë Familjare në afërsi të fshatit ndërkombëtar.

Lajme

22/03/2019 15:05

Lajmin se Prishtina do të bëhet edhe me një qendër mjekësore e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Investimi i radhës për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare do të jetë në rr. “Kujtim Laro”,lagjja e “Prishtina e Re- Zona Perëndim”, në afërsi të fshatit ndërkombëtar dhe lokacioni ka një sipërfaqe prej 1971m2”.

“Në ndërkohë kanë filluar procedurat e prokurimit për konkursin e projektimit për hartimin e projektit ideor arkitektonik për këtë Qendër”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë gjeni njoftimin për kontratë: goo.gl/Y2NCq8