Prishtinë: Vdes si pasojë e rrokullisjes së traktorit

Një person nga fshati Makovc i Prishtinës ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra gjatë një vetë-aksidenti me traktorin e tij.

Lajme

21/04/2015 11:57

Ai ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge, duke u rrokullisur. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndryshe, kohëve të fundit është rritur numri i vdekjeve dhe lëndime, si pasojë e humbjes së kontrollit të traktorit.