Prishtinë: Një person përfundon në pranga, dyshohet për dhunim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar të hënën, më 29 qershor, rreth orës 12:00. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke…

Lajme

30/06/2026 09:48

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar të hënën, më 29 qershor, rreth orës 12:00.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. /Lajmi.net/