Prishtinë: Një person bie nga një lartësi derisa ishte duke punuar

Një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Prishtina e re, në kryeqytet. Lidhur me rastin detaje për lajmi.net, ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ajo deklaroi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me…

Lajme

23/06/2025 20:12

Një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Prishtina e re, në kryeqytet.

Lidhur me rastin detaje për lajmi.net, ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo deklaroi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjesimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtese dhe rrezikimi i sigurise në vendin e punës”, tha Ahmeti.