Prishtinë, konfiskohet Q7-shi me tabela të vjedhura

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një veturë Audi Q7 është konfiskuar për shkak se e njëjta është gjetur e parkuar dhe në të ishin të vendosura tabela vendore të regjistrimit, të cilat më herët ishin raportuar të vjedhura.

Lajme

05/06/2016 23:56

Në raportin e Policisë thuhet se nuk ka të arrestuar.

Rast i ngjashëm ka ndodhur në po të njëjtin vendin, ku vetura Passat është konfiskuar për shkak se në të ishin të vendosura tabela të regjistrimit, të cilat më herët ishin raportuar të vjedhura.

As për këtë rast nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me dy rastet e veturave të dyshimta janë duke u kryer hetime intensive.