Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person në rrugë, trupi dërgohet në IML
Një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 05:15, më 10 gusht 2026, ku viktima, një mashkull kosovar, ishte gjetur i shtrirë në rrugë. “Ekipi i emergjencës i kishte dhënë…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 05:15, më 10 gusht 2026, ku viktima, një mashkull kosovar, ishte gjetur i shtrirë në rrugë.
“Ekipi i emergjencës i kishte dhënë ndihmë mjekësore viktimës mashkull kosovar i cili ishte gjet i shtrirë në rrugë”, thuhet në raport.
Megjithatë, sipas mjekut, viktima kishte ndërruar jetë.
“Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet më tej në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. /Lajmi.net/