Prishtinë: Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi vëllain pasi tentoi të voziste në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:52, pasi i dyshuari kishte tentuar të dilte me veturë në qytet në gjendje të dehur, por ishte penguar nga familjarët. Policia…

Lajme

10/05/2026 09:26

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:52, pasi i dyshuari kishte tentuar të dilte me veturë në qytet në gjendje të dehur, por ishte penguar nga familjarët.

Policia bën të ditur se mosmarrëveshja më pas ka eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën m/k. Sipas viktimës i dyshuari kishte tentuar të dal me veturë në qytet në gjendje të dehur por nuk ishte lejuar dhe për atë shkak ishte sulmuar nga i dyshuari”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/