Prishtinë: Arrestohet një grua, dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së saj

Rreth orës 10:00 dje, policia ka arrestuar një grua kosovare nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj. Sipas njoftimit, e dyshuara është intervistuar nga autoritetet, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore. Rasti po hetohet nga organet kompetente. Raporti i plotë:  Prishtinë 05.12.2025 –…

Lajme

06/12/2025 09:43

Rreth orës 10:00 dje, policia ka arrestuar një grua kosovare nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.

Sipas njoftimit, e dyshuara është intervistuar nga autoritetet, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Raporti i plotë: 

  • Prishtinë 05.12.2025 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i ka shkaktuar dhunë psikike nënës së saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./lajmi.net/