Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person të kërkuar për veprën penale “vjedhje”, pas një operacioni të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, në koordinim me stacionin policor Veriu. I dyshuari, R.Sh., 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua pas punës hetimore dhe operacionale të zyrtarëve…
Lajme
Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person të kërkuar për veprën penale “vjedhje”, pas një operacioni të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, në koordinim me stacionin policor Veriu.
I dyshuari, R.Sh., 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua pas punës hetimore dhe operacionale të zyrtarëve policorë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejshme ndaj të dyshuarit do të ndërmerren në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje
Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale në koordinim me zyrtarë të stacionit policor Veriu kanë arritur arrestimin e një personi të kërkuar për dyshimin se kishte kryer veprën penale “Vjedhje”.
Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:
– R.Sh, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit./lajmi.net/