Prishtinë: Aksident trafiku në lagjen Kalabria, biçiklisti dërgohet në spital
Sot rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë. Nga policia njoftojnë se si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin…

Lajme
Sot rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë.
Nga policia njoftojnë se si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po trajtojnë në mënyrë të detajuar rrethanat që karakterizojnë aksidentin, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes si dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme ligjore”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.