Prishtinasit në Halloween vetëm për hatër të fëmijëve
Sot është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Këtë qytetarët anembanë botës, e shfaqin edhe përmes maskimit që i bëjnë vetes.
Lajme
Kësi lloj maskash mund të shohësh edhe në fytyrat e qytetarëve të Prishtinës, të cilët tash e sa vite, bashkohen me qytetarët tjerë në botë për të festuar këtë festë.
Në Prishtinë, mund të shohësh edhe simbole të tjera të kësaj feste, si kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skelet, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme.
Halloween, edhe pse në Kosovë ka nisur të festohet viteve të fundit, ajo në botë kthehet në garë midis VIP-ve për kostumin më të bukur.
Halloween u përhap në Kosovë pesë vitet e fundit, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë dhe fëmijët.
E fëmijët janë arsyeja kryesore që kanë shtyrë edhe shumë prindër të dalin në sheshet dhe rrugët e Prishtinës, për të festuar këtë festë.
Halloween, e ka prejardhjen nga Keltët, të cilët bënin kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të tyre, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. 600 vjet p.e.s populli Kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.
Por, kjo gjë nuk u ka rënë në vesh shumicës së qytetarëve. Ata, nuk e dinë rëndësinë e festimit të natës së Halloween-it.