Prishtina synon ta përmbyllë vitin kalendarik me fitore ndaj Llapit

Kampionia në fuqi e Kosovës, FC Prishtina ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të shtunën ndaj Llapit në stadiumin "Sami Kelmendi" në Lipjan, sfidë e cila i takon xhiros së 18 të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Sport

10/12/2021 22:34

Prishtina në këtë ndeshje vjen pas humbjes së pësuar në xhiron e fundit nga Drita me rezultat 1:0, derisa Llapi në takimin e fundit barazoi me Dukagjinin (0:0).

Ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytet në këtë edicion mes Prishtinës dhe Llapit ka përfunduar me fitoren e llapjanëve 2:1. Prishtina që tashmë drejtohet nga trajneri Abdulah Ibrakoviq, në atë takim është udhëhequr nga ish-trajneri Zekirija Ramadani.

Përballja e Lipjanit është e një rëndësie të veçantë për të dyja ekipet, pasi si Prishtina, ashtu edhe Llapi e synon pjesën e epërme të tabelës.

Për këtë përballje, ka dhënë një prononcim mbrojtësi Leutrim Bekteshi.

Ai pret që skuadra e tij të jap maksimumin dhe do të synojnë tre pikët.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë nga faqja zyrtare e Prishtinës.

/Lajmi.net/