Prishtina “pushtohet” me mbeturina
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka ndërprerë sot grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë e kësaj në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur derisa qese e gjëra të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre. Në rrugët “Agim Ramadani” dhe në rrugën “UÇK” në Prishtinë, “Pastrimi” sot nuk ka grumbulluar mbeturinat. Dje pasdite, Kompania Rajonale e…

Lajme
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka ndërprerë sot grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë e kësaj në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur derisa qese e gjëra të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre.
Në rrugët “Agim Ramadani” dhe në rrugën “UÇK” në Prishtinë, “Pastrimi” sot nuk ka grumbulluar mbeturinat.
Dje pasdite, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se për shkak të mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej dy milionë e shtatëqind mijë euro, kjo kompani është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.
“Pastrimi”, i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit.
Kryeqyteti vazhdon të ketë probleme me mbeturinat.
Qytetarët theksojnë se si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.