Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave
160 kuti të votave janë numëruar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, janë kryer nga ekipet e numërimit. E në pritje për numërim kanë mbetur edhe mbi 80 kuti të tjera. I gjithë procesi i votimit sipas anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në këtë qendër pritet të përfundojë të enjten me ndërrimin e dytë. Zëdhënësi…

Lajme
160 kuti të votave janë numëruar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, janë kryer nga ekipet e numërimit.
E në pritje për numërim kanë mbetur edhe mbi 80 kuti të tjera.
I gjithë procesi i votimit sipas anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në këtë qendër pritet të përfundojë të enjten me ndërrimin e dytë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi tha se janë numëruar më shumë se 83% e vendvotimeve.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në mesditën e së mërkurës janë numëruar më shumë se 83% e vendvotimeve apo më shumë se 2,100 nga 2,533”, ka thënë Elezi.
Përveç komunës së Prishtinës, numërimi i votave për kandidatë po vazhdon edhe në komunat më të mëdha si Peja, Gjakova e Prizreni. /Teve1