Prishtina pranon aparaturat e reja për koronavirus, brenda dy javëve pritet të ketë mbi 400 testime në ditë

Komuna e Prishtinës ka pranuar aparaturat e reja për testimet për koronavirus.

Lajme

16/07/2020 18:54

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kanë pranuar makineritë e para si dhe testet serologjike për koronavirus në komunën që ai drejton.

Ai thotë se sot janë testuar 60 personat e parë, ndërsa shton se brenda dy javëve do të ketë mbi 400 testime në ditë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se, përmes hulumtimit, do të dihet përqindja e saktë e të infektuarve.

“Dje kemi pranuat edhe maqinat e para si edhe testet serologjike për COVID në Komunën tonë. Sot kemi testuar edhe 60 personat e parë por në ditët e para jemi në procesin e kalibrimit dhe testimit të aparateve dhe metodologjisë”, ka shkruar ndër të tjerash ai, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Dje kemi pranuat edhe maqinat e para si edhe testet serologjike për COVID në Komunën tonë. Sot kemi testuar edhe 60 personat e parë por në ditët e para jemi në procesin e kalibrimit dhe testimit të aparateve dhe metodologjisë.

Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptome.

Momentalisht jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë e brenda dy javësh do jemi me kapacitet rreth 400 në ditë.

Synimi primar në fillim është

  1. Përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dijmë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin.
  2. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga Marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat).

Na prift e mbara në këtë kapitull të ri

P.s. Me decentralizim të testeve, shumë shpejtë shumica e laboratoreve private do ta kenë mundësinë e testimit serologjik dhe PCR. /Lajmi.net/