Prishtina pëson humbjen e radhës, mposhtet nga Drenica, Dukagjini triumfon ndaj Trepça ‘89
Kanë përfunduar dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës. Prishtina – Drenica përfundoi 0:1 , ndërsa Dukagjini – Trepça ’89 u mbyll 1:0, përcjell lajmi.net. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina pësoi humbje e radhës, këtë herë nga Drenica. Golin e vetëm e shënoi Ermal Veliqi, i cili qysh në minutën e 3’ të ndeshjes…

Sport
Kanë përfunduar dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës.
Prishtina – Drenica përfundoi 0:1 , ndërsa Dukagjini – Trepça ’89 u mbyll 1:0, përcjell lajmi.net.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina pësoi humbje e radhës, këtë herë nga Drenica.
Golin e vetëm e shënoi Ermal Veliqi, i cili qysh në minutën e 3’ të ndeshjes kalon Drenicën në epërsi prej 1:0.
Në pjesën e dytë vendasit po kërkonin të barazonin shifrat, por nuk arritën.
Me këtë humbje kryeqytetasit kanë 23 pikë në vendin e tretë, kurse Drenica shkon në kuotën e 20 pikëve në pozitën e pestë.
Ndërkaq, krahas Prishtinës e Drenicës u zhvillua edhe ndeshja tjetër mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89, ku pas 45’ minutave lojë, në stadiumin “18 qershori” u mbyll pa gola.
Mirëpo, në pjesën e dytë Dukagjini kaloi në epërsi, më anë të Iljas Zulfiu.
Me fitoren e marrë sot Dukagjini shkon në kuotën e 18 pikëve, në vendin e shtatë, kurse Trepça ’89 ka 15, në pozitën e nëntë./Lajmi.net/