Prishtina përgatitet për “Festën e Muzikës” (Foto)
Prishtian të martën do të jetë nikoqire e festivalit “Festa e Muzikës”.
ShowBiz
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media, nga drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Saradna Bogujevci.
Bogujevci tha se “Festa e Muzikës” ka filluar të bëhet tradicionale në kryeqytet ku sipas saj ky është viti i tretë i këtij organizimi që organizohet në bashkëpunim me ambasadën e Francës dhe me Aleancën Franceze, me Filarmoninë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Kjo festë festohet në tërë botë, jemi të kënaqur që edhe Kosova është pjesë e kësaj ngjarje botërore”, tha zëvendës ambasadorja e Francës Lise Moutoumalaya.
Lajmi.net sjell për ju disa fotografi, ku shihet se kanë filluar përgatitjet për këtë festival./lajmi.net



