Prishtina pa autobusë, punëtorët pa pagesa
Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe atij publik-privat, tash e tetë ditë po protestojnë para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar mjetet që iu ka borxh komuna e Prishtinës. Sipas kryetari të komunës së kryeqytetit, Përparim Rama është Ministria e Financave, ajo që ka bllokuar të hyrat vetanake dhe u ka borxh komunës 32 milionë…
Lajme
Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe atij publik-privat, tash e tetë ditë po protestojnë para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar mjetet që iu ka borxh komuna e Prishtinës.
Sipas kryetari të komunës së kryeqytetit, Përparim Rama është Ministria e Financave, ajo që ka bllokuar të hyrat vetanake dhe u ka borxh komunës 32 milionë euro.
Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro.
Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës.