Prishtina nuk ndalet, përforcohet edhe me Diggs

Për Sigal Prishtinën, dita e sotme ishte mjaft aktive. Pasi e transferuan letonezin Andrejs Šeļakovs, bardh e kaltrit e sollën përforcimin e dytë brenda ditës. Bëhet fjalë për fundorin amerikan Jamar Diggs, njofton klubi prishtinas përmes llogarisë së tij në grupin social, Facebook. Sipas prishtinasve, Diggs ka luajtur për ekipin e mirënjohur nga Qipro, Apoel,…

Sport

24/03/2014 17:33

Për Sigal Prishtinën, dita e sotme ishte mjaft aktive. Pasi e transferuan letonezin Andrejs Šeļakovs, bardh e kaltrit e sollën përforcimin e dytë brenda ditës.

Bëhet fjalë për fundorin amerikan Jamar Diggs, njofton klubi prishtinas përmes llogarisë së tij në grupin social, Facebook.

Sipas prishtinasve, Diggs ka luajtur për ekipin e mirënjohur nga Qipro, Apoel, me tё cilin edhe u shpall kampion javёn e kaluar, ku edhe ishte ndёr bartёsit kryesorë tё ekipit.

Edhe Diggs, njëjtë si Šeļakovs, pritet tё debutojë kundёr BC Levskit tё mёrkurёn, në Ligën Ballkanike.