Prishtina në epërsi kundër Gjilanit pas pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë në takimin Prishtina – Gjilani. Kryeqytetasit janë duke kryesuar 1:0 në shtëpi ndaj Gjilanit, përcjell lajmi.net. Në ‘Fadil Vokrri’ po zhvillohet një ndeshje tejet interesante, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren. Klubet krijuan rastet e tyre, por nuk po gjenin golin. Në minutën e 41` Prishtina arriti të tund rrjetën…

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në takimin Prishtina – Gjilani.
Kryeqytetasit janë duke kryesuar 1:0 në shtëpi ndaj Gjilanit, përcjell lajmi.net.
Në ‘Fadil Vokrri’ po zhvillohet një ndeshje tejet interesante, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren.
Klubet krijuan rastet e tyre, por nuk po gjenin golin.
Në minutën e 41` Prishtina arriti të tund rrjetën e gjilanasve.
Ishte Arlind Shabani që pas një tollovie në zonën e mysafirëve përfitoi, dhe më pas shënoi për kryeqytetasit.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do jetë epilogu final i këtij takimi./Lajmi.net/