Prishtina e para për nga numri i rasteve aktive me COVID-19
Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive në nivel vendi.

Lajme
Aktualisht, MSH-ja njofton se në kryeqytet janë 453 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 224, Gjilani 197, Gjakova 152, Peja 120, Podujeva 119, Fushë-Kosovë 107 e të tjera.
MSH-ja të hënën ka regjistruar 262 raste pozitive me COVID-19 dhe 8 persona të shëruar.
Mbi 170 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në mëngjesin e së martës.
Nga totali i 506 mijë e 133 dozave të administruara deri tash, 171 mijë e 125 është numri i qytetarëve që kanë marrë të dy dozat ndërsa 163 mijë e 883 është numri i qytetarëve që deri tash ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Deri në orën 08:00, të martën, në Kosovë janë dhënë 794 doza të vaksinës, ndërsa në total janë 16 mijë e 120 termine për sot.