Prishtina e nis me humbje stinorin – mposhtet nga Dukagjini, Trepça ’89 befason Dritën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës. Prishtina u mposht 1:0 nga Dukagjini, kurse Trepça ’89 fitoi gjithashtu 1:0 ndaj Dritës, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina u mbyll 1:0 në favor të vendasve. Lojë më të mirë bën kryeqytetasit, por nuk ishin konkret në rastet e krijuara.…

Sport
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.
Prishtina u mposht 1:0 nga Dukagjini, kurse Trepça ’89 fitoi gjithashtu 1:0 ndaj Dritës, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina u mbyll 1:0 në favor të vendasve.
Lojë më të mirë bën kryeqytetasit, por nuk ishin konkret në rastet e krijuara.
Po rridhte minuta e 43’ kur pas një rivënie nga këndi realizoi Pefqeli autogol dhe i dha epërsinë klubit nga Klina.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në të mirë të Dukagjinit.
Pjesa e dytë u konkretizua me raste, por më gola nuk kishte.
Me këtë humbje Prishtina qëndron në vendin e katërt me 27 pikë, kurse Dukagjini ngjiten në vendin e pestë me 25 sosh.
Edhe në takimin tjetër u shënua vetëm një gol.
Trepça 89’ kaloi në avantazh në minutën e 12’ pas golit nga Gashi.
Drita u munduan të barazojnë por nuk ia arritën.
Me këtë fitore Trepça ’89 ndodhen në vendin e shtatë me 22 pikë, kurse Drita qëndron në vendin e dytë me 38 pikë gjithsej./Lajmi.net/