Prishtina e Munishit me rikthim spektakolar ndaj Dritës – ‘Intelektualët’ s’mbahen dot me 10 lojtarë

Prishtina ka marrë një fitore të madhe në kryendeshjen e javës kundër Dritës. Prishtina ka marrë fitore spektakolare, me përmbysje, me rezultatin 1:2, për të marrë tri pikë me vete në kryeqytet, shkruan lajmi.net. Ndeshja ishte mjaft interesante, me ‘Intelektualët’ që mbetën në disavantazh numerik në minutën e 66’, kur për Dritën u dha një…

Sport

19/10/2022 14:56

Prishtina ka marrë një fitore të madhe në kryendeshjen e javës kundër Dritës.

Prishtina ka marrë fitore spektakolare, me përmbysje, me rezultatin 1:2, për të marrë tri pikë me vete në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte mjaft interesante, me ‘Intelektualët’ që mbetën në disavantazh numerik në minutën e 66’, kur për Dritën u dha një karton i kuq.

Përkundër se ishte me një lojtar më pak, skuadra e Dritës arriti të gjente një gol në minutën e 85’, kur Balde dërgoi topin në rrjetë.

VAR rishikoi rastin për një mundësi loje me dorë, por gjithçka doli të ishte e rregullt.

Me epërsi numerike në fushë, asgjë s’kishte marrë fund për Prishtinën. ‘Bardhekaltërit’ u rikthyen në lojë me golin e Shefitit në minutën e 90+1′.

Që prishtinasit të shpërthenin në festë, në favorin e tyre u akordua një penallti, të cilën në gol e konvertoi Kryeziu në minutën e 90+2′, për një përmbysje brenda 120 sekondave.

Goli i Kryeziut vulosi fatin e takimit që zgjati 96 minuta. Prishtina merr kësisoj tri pikët dhe shkon në kuotën e 18 pikëve në 11 ndeshje, për pozitën e tretë, kurse Drita mbetet me 27 pikë në pozitën e parë, me 12 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/