Prishtina e Llapi në epërsi, Drita po barazon me Fushë Kosovën pas 45 minutave të parë
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll. Sot po zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan lajmi.net. Prishtina e ka nisur furishëm ndaj Lirisë dhe është duke udhëhequr 2:0. Jalen Blesa zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, kurse Hasan Hyseni dyfishoi epërsinë e mysafirëve. Në epërsi…

Sport
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Sot po zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan lajmi.net.
Prishtina e ka nisur furishëm ndaj Lirisë dhe është duke udhëhequr 2:0.
Jalen Blesa zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, kurse Hasan Hyseni dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Në epërsi është edhe Llapi ndaj Feronikelit ’74.
Golin e vetëm në këtë ndeshje deri më tani e ka shënuar Hamdi Namani në minutën e 29-të.
Ndeshja e tretë që është duke u zhvilluar ndërmjet Dritës dhe Fushë Kosovës në pjesën e parë nuk ka pasur gola. /Lajmi.net/