Prishtina dyfishon epërsinë ndaj Vushtrrisë, i afrohet edhe më shumë finales së Kupës

Është realizuar edhe goli i dytë në ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë në Kupën e Kosovës. Prishtina e ka dyfishuar avantazhin 2:0 kundër Vushtrrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan lajmi.net. Autor i golit të dytë në minutën e 16-të është sulmuesi Leotrim Kryeziu. Kjo është përballja e kthimit ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë në…

Sport

19/04/2023 15:20

Është realizuar edhe goli i dytë në ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë në Kupën e Kosovës.

Prishtina e ka dyfishuar avantazhin 2:0 kundër Vushtrrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Autor i golit të dytë në minutën e 16-të është sulmuesi Leotrim Kryeziu.

Kjo është përballja e kthimit ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Rezultati i përgjithshëm pas këtij goli është 4:1 për Prishtinën./Lajmi.net/