Prishtina bëhet me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim
Prishtina është bërë me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim e cila do të ndihmojë në përballje me fatkeqësitë natyrore. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se po vendosen “themelet e një force të re për mbrojtjen e jetëve dhe pasurive të qytetarëve”. “Prishtina është në rritje të vazhdueshme, e krahas me rritje vinë…

Lajme
Prishtina është bërë me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim e cila do të ndihmojë në përballje me fatkeqësitë natyrore.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se po vendosen “themelet e një force të re për mbrojtjen e jetëve dhe pasurive të qytetarëve”.
“Prishtina është në rritje të vazhdueshme, e krahas me rritje vinë edhe sfida të reja, prej rritjes së popullsisë e deri te zgjerimi i infrastrukturës, kërkohet që të jemi në gatishmëri të përhershme edhe për situata emergjente”, tha Rama të martën më 25 mars kur u themelua kjo shoqatë.
Kjo shoqatë, është e para e këtij lloji në Kosovë.