Prishet autobusi i kompanisë kosovare që po vinte nga Gjermania në Kosovë- Rreth 70 udhëtarë mbesin në Serbi në pritje të autobusit zëvendësues
Udhëtimet e mërgimtarëve nga Gjermania në Kosovë janë të shpeshta. E në kuadër të këtyre udhëtimeve janë disa kompani që kanë relacione më të shpeshta të lëvizjeve përmes autobusëve. Por një gjë tjetër u ndodhi së fundi disa prej ushtarëve të “Barileva Turist”. Rreth 70 udhëtarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë kanë…

Lajme
Udhëtimet e mërgimtarëve nga Gjermania në Kosovë janë të shpeshta.
E në kuadër të këtyre udhëtimeve janë disa kompani që kanë relacione më të shpeshta të lëvizjeve përmes autobusëve.
Por një gjë tjetër u ndodhi së fundi disa prej ushtarëve të “Barileva Turist”.
Rreth 70 udhëtarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë kanë mbetur aktualisht në Serbi, pasi autobusi i kompanisë kosovare “Barileva Turist” është prishur.
Udhëtarët kanë mbetur disa kilometra larg pikës kufitare në Merdare, teksa nga kompania konfirmuan për lajmi.net se autobusi zëvendësues do jetë së shpejti aty për të marrë udhëtarët.
“Gjithçka është në rregull, autobusi zëvendësues është nisur dhe do jetë aty brenda 10 minutave”, kanë thënë nga kompania në lidhje me këtë rast./Lajmi.net/