Prishen raportet brenda Organizatës së Veteranëve: Faton Klinaku akuza Hysni Gucatit
Një krisje në mes anëtarëve të organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së duket se ka ndodhur. E kjo gjë kuptohet edhe më mirë në reagimin e fundit të bërë nga Faton Klinaku i OVL-UÇK-së. Klinaku tha se qëllimisht nuk është deklaruar në lidhje me vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi dje në Prishtinë. Ai tha…

Lajme
Një krisje në mes anëtarëve të organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së duket se ka ndodhur.
E kjo gjë kuptohet edhe më mirë në reagimin e fundit të bërë nga Faton Klinaku i OVL-UÇK-së.
Klinaku tha se qëllimisht nuk është deklaruar në lidhje me vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi dje në Prishtinë.
Ai tha se në kohën kur ishte në krye të OVL-UÇK-së, e që fliste me shkrime, me emisione e debate në televizione, por edhe bënte disa veprime si protestë kundër Speciales në Hagë.
Këto veprime ai tha se i bënte herë nën organizimin e OVL-UÇK-së e herë me organizmin e PSD-së në mbështetje të tyre, transmeton lajmi.net.
E ai pati një lloj kritike për drejtuesin e OVL-UÇK-së dhe heshtjen e tij karshi këtij procesi.
Duke folur për këtë situatë ai kritikoi Hysni Gucatin e kësaj organizate.
“Kjo heshtje e këto mosveprime të atyre që duhet të flasin e veprojnë, përveç e pajustifikueshme, është edhe e papranueshme. Por fajet kryesore janë të atyre që me zgjedhjen e tyre i kontribuuan këtyre heshtjeve e mosveprimeve”,deklaroi Klinaku.
“Një thënie popullore: “Prit me muaj e prit me vjet, pushka e “…” nuk kërset”,shtoi tutje./Lajmi.net/