Prindon Sadriu përshëndetet si ‘Zotëriu i Parë’: Pesë vite histori, emocion e krenari për Kosovën

Edhe Prindon Sadriu u përshëndet sot me titullin “Zotëriu i Parë”, pasi bashkëshortja e tij Vjosa Osmani dorëzoi detyrën si presidente duke finalizuar mandatin e saj pesëvjeçar. Sadriu shpërndau postimin e Osmanit dhe mbishkroi fjalët emocion, dashuri e krenari si përshkrim i viteve të tyre në presidencë. “Pesë vite HISTORIE. Pesë vite emocion. Dashuri. Krenari…

Lajme

04/04/2026 21:32

Edhe Prindon Sadriu u përshëndet sot me titullin “Zotëriu i Parë”, pasi bashkëshortja e tij Vjosa Osmani dorëzoi detyrën si presidente duke finalizuar mandatin e saj pesëvjeçar.

Sadriu shpërndau postimin e Osmanit dhe mbishkroi fjalët emocion, dashuri e krenari si përshkrim i viteve të tyre në presidencë.

“Pesë vite HISTORIE. Pesë vite emocion. Dashuri. Krenari për Kosovën”, deklaroi Sadriu në Facebook.

“Ky mandat mbyllet, por ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet”.