Prindi që dëshiron të martohet me fëmijën e vet ngritë padi kundër ligjit që e ndalon incestin

Një prind ka nisur një apel legal për të deklaruar ligjin që e ndalon incestin antikushtetues dhe të pazbatueshëm.

Fun

14/04/2021 10:56

Dy banorë të New York kanë nisur një sfidë shumë të vështirë legale, për ta shpallur incestin legal, sepse sipas tyre është çështje e autonomisë individuale, shkruan lajmi.net.

Ata duan të ndryshojnë ligjin sepse duan të martohen mes vete. Prindi ka thënë se martesa është një formë e lidhjes mes dy njerëzve që e mundëson se çfarëdo raporti që kanë ata të gjejnë një nivel më të lartë të shprehjes, intimitetit dhe spiritualitetit mes vete.

Ata e kanë nisur këtë proces legal para një muaji dhe gjithashtu kanë cekur disa herë se të dy janë mbi moshën 18 vjeçare dhe janë të paaftë të bëjnë fëmijë.

Çifti, prind dhe fëmijë, kanë kërkuar të mbesin anonim për shkak të frikës nga reagimi i keq i publikut.

Sipas dokumenteve të gjykatës ata e kuptojnë se një segment i madh i shoqërisë e sheh këtë si moralisht, socialisht dhe biologjikisht të papranueshme dhe të pamundur, shkruan lajmi.net.

Ata kanë deklaruar se lidhjet prind dhe fëmijë i rritur, të cilët nuk mund të bëjnë fëmijë për shkak të virtyteve apo është literalisht e pamundur fizikisht për ta, duhet ta kenë të mundur të martohen për të krijuar një kuptim më të thellë dhe të lartësuar në lidhjen e tyre.

Prindi ka thënë gjatë seancës gjyqësore se është jonjerëzore nga ligjvënësit të mos e lejojnë të martohet me fëmijën e vetë.

Incesti është ilegal nën ligjin e New York, njësoj si në shumicën e vendeve të botës, dhe dënimi mund të shkoj deri në 4 vite burgim, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, në vitin 2014 një çift disi ia doli që të martohen, pavarësisht faktit që ishin mbesë dhe dajë.

Shtetasja vietnameze Huyen Nguyen, 34 vjeçe, pati sukses në procesin legal të fitimit të drejtës të martohet më gjysmë-vëllanë e nënës së saj, Vu Truong, 38 vjeç.

Por edhe me këtë rast, martesa fëmijë prind ose motër vëlla është horrori më universal për shoqërinë, që është plotësisht e papranueshme.

Gjasat që ata të fitojnë çështjen janë thuajse zero, mirëpo ata janë duke vazhduar me të.

Një rast shumë i njohur që iu rrotulloi stomakun të gjithëve ishte rasti i Woody Allen, i cili u martua me të bijën e adoptuar. /Lajmi.net/