Prindërit që duan të kenë fëmijë të mençur, duhet ta bëjnë këtë veprim

Prindërit nuk duhet të jenë patjetër të mençur për të pasur fëmijë të mençur - ata thjesht duhet t'iu kushtojnë më shumë kohë atyre, thonë ekspertët.

Lifestyle

04/02/2019 20:31

Shpenzimi i kohës në mënyrë cilësore me familjen ka më shumë ndikim sesa intelekti apo të ardhurat e prindërve, zbuloi një studim mbi suksesin akademik të fëmijëve, transmeton lajmi.net.

Arsimi i nënës ka më shumë gjasa të ketë ndikim më të madh tek fëmijët sesa nga babai.

Ndërkohë, edukimi i një vajze ka më shumë gjasa të preket nga humbja e një prindi sesa nga një djalë.

Hulumtuesit amerikanë dhe izraelitë analizuan të dhënat për pothuajse 700,000 fëmijë në Izrael për të shqyrtuar efektin e humbjes së një prindi ose jetesës në një shtëpi të divorcuar.

Bashkë-autori Bruce Weinberg, profesor i ekonomisë nga Universiteti Shtetëror i Ohajos tha se “në debatin e vazhdueshëm mbi atë që i ndihmon fëmijët të arrijnë sukses akademik, tregohet se gjenetika nuk është i vetmi faktor kryesor”.

“Suksesi i nxënësve nuk vjen vetëm nga prindërit e zgjuar, por edhe nga koha që prindërit shpenzojnë me fëmijët e tyre”. /Lajmi.net/