Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë

12:58 | 11 Tetor 2021

Brendi kosovar “Prince Coffee House” ka vite që ka kaluar vendin, rajonin e madje edhe kontientin, duke ofruar kafet më të shijshme, në ambientet më të ngrohta edhe në Nju Jork të SHBA-ve. Destinacioni i radhës i ‘Princit’ është kryeqyteti i Austrisë, Vjena, i njohur ndryshe edhe si “qyteti i muzikës”.

E muzikën tash e tutje vendasit e turistët e Vjenës, do të mund të shijojnë edhe më mirë në ambientin e ri të “Prince Coffee House”.

Ky rrjet i kafeneve, me origjinë nga Prishtina, ka dëshmuar tashmë se mund të bëjë më shumë se një përzierje të zakonshme të kafesë. Të njohurat si kafja turke, makiato e Kosovës, si dhe ëmbëlsirat më të mira, tani i keni në dispozicion në qendër të qytetit të Vjenës.

Adresa e “Prince Coffee House” në Vjenë gjendet mu tek katedralja e famshme e qytetit “Stephan’s Cathedral”, apo më saktësisht në Jasomirgottstraße 4, 1010 Wien, Austria.

E ju që për momentin nuk mund ta vizitoni destinacionin e ri të “Prince Coffee House” në Vjenë, ‘Princi’ ka menduar edhe për këtë. Pasi rritja e shtrirjes së rrjetit të kafenesë në Evropë ka filluar, e së shpejti pritet të shtohet edhe një pikë tjetër në Vjenë, si dhe dy të tjera në Dusseldorf të Gjermanisë, gjitha këto falë punës së palodhshme si dhe kualitetit të produkteve të “Devolli Princ”.

E për ardhjen e “Prince Coffee House” në Austri, para disa ditësh kishin shkruajtur edhe mediat austriake, ku e përditshmja “Kurrier” kishte cilësuar kafenenë si ndër vendet më tërheqëse për vizitorët. Ndryshe, tash e disa vjet, Prince Coffee House ofron kafetë dhe ëmbëlsirat në 12 lokale në Kosovë, e këtë trend të rritjes po e vazhdon anë e mbanë botës./Lajmi.net/