Prezantoi dokumentet e falsifikuara në aeroport për udhëtim në Berlin, Policia jep detaje

Policia e Kosovës bën me dije se një person mashkull, duke tentuar të udhëtojë nga Prishtina drejt Berlinit, ka prezantuar dokumentet – pasaportën dhe letërnjoftimin e një shteti tjetër – të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, dokumentet i janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të…

Lajme

22/03/2026 09:33

Policia e Kosovës bën me dije se një person mashkull, duke tentuar të udhëtojë nga Prishtina drejt Berlinit, ka prezantuar dokumentet – pasaportën dhe letërnjoftimin e një shteti tjetër – të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, dokumentet i janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia bën thirrje që qytetarët të përdorin vetëm dokumente të vlefshme dhe të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve ndërkombëtare. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Njoftimi i plotë:

FALSIFIKIM I  DOKUMENTIT/ANP-së “Adem Jashari’’, 21.03.2026-15:30.  I dyshuari m/k  duke tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë- Berlin ka prezantuar dokumentet –pasaportën dhe letërnjoftimin një shteti tjetër që dyshohej se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit dokumentet i janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/