Prezantohet raporti gjashtëmujorë i realizimit të detyrave që dalin nga ‘Strategjia, Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi’

Policia e Kosovës ka mbajtur një takim ku u raportua rreth realizimit të Planit të Veprimit të strategjisë në fjalë, takim ky i mbështetur nga OSBE-ja. Në takim u raportua për secilën nga objektivat dhe aktivitetet e Planit të Veprimit, duke shpalosur shkallën e realizimit, sfidat dhe rezultatet e arritura në përmbushje të aktiviteteve të…

Lajme

05/07/2024 19:08

Policia e Kosovës ka mbajtur një takim ku u raportua rreth realizimit të Planit të Veprimit të strategjisë në fjalë, takim ky i mbështetur nga OSBE-ja.

Në takim u raportua për secilën nga objektivat dhe aktivitetet e Planit të Veprimit, duke shpalosur shkallën e realizimit, sfidat dhe rezultatet e arritura në përmbushje të aktiviteteve të kësaj strategjie, thuhet në njoftim.

“Sot, më 05.07.2024, në një takim të mbështetur nga OSBE-ja e ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha dhe eprorë të lartë të PK-së, përfaqësues të organizatave si: IPK-ja e UNDP-ja, u mbajt takimi ku u raportua rreth realizimit të Planit të Veprimit të strategjisë në fjalë.

Në takim, nga përfaqësuesi i Divizionit të Policimit në Bashkësi, u raportua për secilën nga objektivat dhe aktivitetet e Planit të Veprimit, duke shpalosur shkallën e realizimit, sfidat dhe rezultatet e arritura në përmbushje të aktiviteteve të kësaj strategjie.” /Lajmi.net/