Prezantohet progres-raporti për Shqipërinë

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos deklaroi sot gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate se viti 2025 ishte një vit progresi i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së, shkruan atsh, transmeton KosovaPress. Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen. Ata përparuan më shumë në reforma gjatë vitit të kaluar. Kandidatët…

Lajme

04/11/2025 16:24

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos deklaroi sot gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate se viti 2025 ishte një vit progresi i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.

Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen. Ata përparuan më shumë në reforma gjatë vitit të kaluar. Kandidatët tanë kanë synime ambicioze për të përfunduar negociatat”, është shprehur Kos.

Ajo theksoi se viti që vjen do të jetë një moment i së vërtetës.

Ndër të tjera, komisionerja për Zgjerim ka vlerësuar Shqipërinë për “përparimin e pashembullt” gjatë vitit të kaluar, me “angazhim të fortë politik dhe aspirata të qarta për në BE të shoqërisë së saj”.

“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë ndërqeveritare. Të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në mujain nëntor do të hapet grupkapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit”, tha Kos për Shqipërinë.

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin deklaroi se “Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve, në fushën e shtetit ligjor dhe mendojmë se do të mund të përmbyllim këtë kapitull brenda këtij viti”.