Prezantohet mini kompjuteri i fuqishëm

Kompania Giada ka ofruar desktopa të formave praktike, pra mjaft të vegjël, për disa vite. Ndërsa, njëri prej modeleve më të reja dhe sensacionale të kësaj kompanie është edhe lansimi i mini kompjuterit. Krahas Giada F300, tashmë është gati edhe Giada F310 mini PC, e cila madhësinë e ka 10.2 x 6.9 x 1.4 inç.…

Auto & Tek

14/12/2013 19:00

Kompania Giada ka ofruar desktopa të formave praktike, pra mjaft të vegjël, për disa vite. Ndërsa, njëri prej modeleve më të reja dhe sensacionale të kësaj kompanie është edhe lansimi i mini kompjuterit. Krahas Giada F300, tashmë është gati edhe Giada F310 mini PC, e cila madhësinë e ka 10.2 x 6.9 x 1.4 inç.

Giada F300 është i pajisur me procesorë Intel Core I5-4200U Haswell dhe Giada F310 është me procesorë Intel Celeron J1850 Bay Trail. Të dy modelet janë të pajisur me sistem kundër ngrohjes për të zhdukur nxehtësinë.

Karakteristika të tjera të Giada F300 dhe Giada F310 mini PC përfshinjë grafikën Intel HD Graphics 4400, diskun 2.5 inç, portet mSATA dhe USB, portën e rrjetit Ethernet, VGA dhe DVI.

Derisa kompjuterët e Giadas prodhohen në Kinë, mund të gjeni ndonjëherë modele edhe në SHBA. Ende nuk dihet se sa do të kushtojnë këta mini kompjuterë.