Presidentja takon sot liderët e partive politike, këtë herë veç e veç

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i takojë sot liderët e partive politike. Takimet pritet të nisin në ora 10:00 dhe të zgjasin deri në ora 16:00. E para e shtetit fillimisht pritet që ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e më pas të takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi. Pas kësaj,…

Lajme

02/07/2025 08:55

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i takojë sot liderët e partive politike.

Takimet pritet të nisin në ora 10:00 dhe të zgjasin deri në ora 16:00.

E para e shtetit fillimisht pritet që ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e më pas të takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Pas kësaj, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinajn e AAK-së, transmeton lajmi.net.

Takimet me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn, Osmani këtë herë do t’i ketë veç e veç.

Takimet e presidentes me liderët e partive politike janë si përpjekjet për të gjetur zgjidhje për të dalë nga ngërçi i krijuar politik e institucional në vend.

Deri më tani deputetët janë mbledhur 40 herë radhazi, por konstituimi i Kuvendit nuk është arritur.

Vjosa Osmani, ndër të tjera është shprehur e gatshme që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me vendimin e fundit, që përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve./Lajmi.net/