Presidentja sllovene për sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok: Sabotazh e qyqarllëk

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok. Përmes një shkrimi në X, Pirc Musar tha se çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm frikacakësh. “Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm qyqarllëku, dhe…

Lajme

30/11/2024 22:28

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Përmes një shkrimi në X, Pirc Musar tha se çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm frikacakësh.

“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm qyqarllëku, dhe sabotazhi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq. Solidarizohem me të gjithë ata që janë prekur. Jam i bindur se autorët do të gjenden dhe do të përballen me drejtësinë”, tha ajo.

Sulmi i djeshëm në Zubin Potok u kritikua ashpër edhe nga ShBA’të e BE’ja.

Theksojmë se pas këtij sulmi, Policia e Kosovës sot në një aksion policor në veri ka arrestuar 8 persona, ndërsa u bë e ditur se organet e drejtësisë po merren me secilin nga të arrestuarit për implikimet në këtë akt kriminal dhe në aktet e tjera të ngjashme.