Presidentja Shiroka-Pula takon ambasadorin italian, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Gjatë takimit, të dy kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe kanë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh. Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka…

Lajme

09/11/2026 17:16

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Gjatë takimit, të dy kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe kanë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh.

Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në përpjekjet për forcimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Presidentja ka vlerësuar gjithashtu kontributin e shtetit italian në zhvillimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.

Në takim është theksuar rëndësia e vazhdimit të partneritetit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. /Lajmi.net/